Sot mbahet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca e parë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kjo seancë parashihet të nis me fillim nga ora 11:00. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, dhe Tom Dodaj, do të dalin sot për herë pas ngritjes së aktakuzës më 15 janar. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërrnicë…

Lajme

27/01/2025 08:19

Sot mbahet seanca e parë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kjo seancë parashihet të nis me fillim nga ora 11:00.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, dhe Tom Dodaj, do të dalin sot për herë pas ngritjes së aktakuzës më 15 janar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Naim Murseli, akuzohet se kishte paguar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore thuhet se Murseli e kishte mbajtur për krahu ish-gruan e tij që mos t’i shpëtonte plumbit.