Ky ekip sot mund të përjashtohet nga “Euro 2016”
Rusia rrezikon të përjashtohet nga “Euro 2016” në rast të dhunës nga tifozët në duelin ndaj Sllovakisë.
Sport
Federata e Futbollit të Rusisë ka marrë një vendim për përjashtim me kusht nga “Euro 2016” që do të hyjë në fuqi në rast të përsëritjes së dhunës nga ana e tifozëve të tyre.
UEFA po ashtu i ka gjobitur me 150 mijë euro pas përleshjeve me tifozët e Anglisë në Marseille të shtunën.
Andaj, UEFA ka sqaruar se përsëritja e incidenteve të tilla do të sjellë përjashtimin e Rusisë nga “Euro 2016”.
Rusia takohet sot me Sllovakinë me fillim nga ora 15:00, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, në rast të përsëritjes së dhunës nga tifozët, do të përshëndeten nga gara.