Sot e nesër mot me diell, mirëpo temperatura të ulëta

Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lajme

01/12/2021 07:29

Sot fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.

Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.