Sot dy ndeshje hapin sezonit e ri të Superligës
Superliga e Kosovës do t’i rikthehet aksionit sot (e shtunë) pas më shumë se dy muajve në pushim. Dy ndeshjet e para të këtij edicioni do të jenë Prishtina – Feronikeli 74, që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali dhe Dukagjini – Malisheva, që zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Ndërkaq, dy ndeshje të…
Sport
Superliga e Kosovës do t’i rikthehet aksionit sot (e shtunë) pas më shumë se dy muajve në pushim.
Dy ndeshjet e para të këtij edicioni do të jenë Prishtina – Feronikeli 74, që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali dhe Dukagjini – Malisheva, që zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Ndërkaq, dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën, ku ballafaqohen Liria – Ballkani dhe Drita – Llapi.
Ndërsa ballafaqimi ndërmjet Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e klubit gjilanas pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative.
Të gjitha ndeshjet luhen me fillim prej orës 17:00.