Sony konfirmon se është duke zhvilluar Play Station 5

Sony ka konfirmuar se ekipet e tyre po punojnë në një PlayStation 5 të ardhshëm.

Auto & Tek

10/10/2018 20:56

Edhe pse ka pasur spekulime online për lansimin e pasardhësit të PS4 për vite me rradhë, kjo është hera e parë që firma japoneze e lojrave ka konfirmuar vetë projektin.

Fatkeqësisht, versioni i ardhshëm i PlayStation mund të mos jetë konsola e re revolucionare për të cilën tifozët mund të kenë shpresuar.

Drejtori i Sony, Kenichiro Yoshida, zbuloi ekzistencën e një pasuesi të PlayStation 4 gjatë një interviste të kohëve të fundit me Financial Times, duke thënë: “Në këtë pikë, ajo që unë mund të them është se është e nevojshme të kemi një harduer të gjeneratës së ardhshme”.

Ka kuptim, Sony po kërkon të ndërtojë pajisje të reja të lojrave, duke pasur parasysh se PlayStation krijon më shumë se 23% të fitimeve vjetore të kompanisë.

Microsoft nuk bëri asnjë paralajmërim për faktin se tashmë po punon për pasuesin e Xbox One, gjatë konferencës për shtyp të E3 këtë vit.

Kohët e fundit, Microsoft zbuloi Project xCloud, i cili u lejon lojtarëve të transmetojnë lojëra të Xbox One në PC, tabletë, iOS dhe telefona Android – duke shpalosur vizionin e tyre për të ardhmen e lojrave.

Është e paqartë pikërisht ajo që Sony ka planifikuar për ofertën e re të PlayStation, por burimet brenda kompanisë pretendojnë se do të jetë shumë i ngjashëm me PS4. Sipas Financial Times, “treguesit e hershëm na bëjnë të qartë se pajisja e re nuk mund të përfaqësojë një dallim të madh nga PS4 dhe se arkitektura themelore do të jetë e ngjashme”.