Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet një super përballje mes Italisë dhe Spanjës në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.

Sport

06/10/2021 08:19

Dy Kombëtaret që u takuan edhe në Kampionatin Evropian, me Italinë që fitoi atë ndeshje në penallti, do duan vetëm fitore për t’u kualifikuar në finale, shkruan lajmi.net.

Të dy skuadrat kanë ekipin e kompletuar dhe do mundohen të arkëtojnë fitoren në “San Siro”.

Përballja nis në ora 20:45.

Ndërsa, fituesi i kësaj përballje do takohet me fituesin e takimit Belgjikë – Francë./Lajmi.net/