Sonte ndeshja Shqipëri-Çeki, këto janë formacionet zyrtare

Shqipëria rikthehet në aksion në Ligën e Kombeve, për t’u përballur me Çekinë në kuadër të Ligës B, Grupi 1. Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Epet ARENA” në Pragë. Shqipërisë i nevojitet patjetër fitorja për të shpresuar fitimin e grupit, ndërsa Sylvinho sonte në…

Sport

11/10/2024 20:16

Shqipëria rikthehet në aksion në Ligën e Kombeve, për t’u përballur me Çekinë në kuadër të Ligës B, Grupi 1.

Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Epet ARENA” në Pragë.

Shqipërisë i nevojitet patjetër fitorja për të shpresuar fitimin e grupit, ndërsa Sylvinho sonte në sulm starton me treshen Bajrami, Daku, Asani.

Formacionet zyrtare:

Çekia: Kovar, Vitik, Holes, Boril, Coufal, Soucek, Cerv, Provod, Cerny, Sulc, Chory.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Daku.