Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve, Belgjikë – Francë

Sonte luhet ndeshja e madhe mes dy gjigantëve evropian.

Sport

07/10/2021 08:17

Kombëtarja e Belgjikës do të ballafaqohet me Francën nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Të dyja ekipet janë të kompletuara, dhe dëshirojnë ta marrin në shtëpi troufeun e këtij kompeticioni.

Fituesi i këtij dueli në finale e pret Spanjën në sfidën që do të luhet të dielën.

Pritet një duel i luftuar deri në fund duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë në përbërje të dyja Kombëtaret.

Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, ndërsa kampion aktual është Portugalia. /Lajmi.net/