Sokratis zbulon atë çka tha në dhomat e zhveshjes pas dështimit ndaj Watford

Sokratis pranoi përgjegjësinë e plotë për dështimin e Arsenalit ndaj Watford dhe u kërkoi falje shokëve të tij në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes.

Sport

16/09/2019 17:30

Skuadra e Unai Emery dukej se po siguronte fitoren e dytë të sezonit në ‘Vicarage’ falë një dopiete të pjesës së parë nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Por ata u dorëzuan pavarësisht avantazhit të dy golave kur skuadra e Quique Sanchez Flores barazoi rezultatin në 2-2, me Roberto Pereyra që shënoi një penallti të vonë e cila u shkaktua nga David Luiz ndërsa goli i parë u shënua pas gabimit amatoresk të Sokratis, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se është përgjegjësia ime”, tha greku. “Ishte gabimi im për diçka të thjeshtë që nuk duhet ta bëj”.

“Unë mendoj se kjo ishte arsyeja pse ne i humbim të tre pikët”.

“Unë nuk dua të flas për të tjerët. Ishte gabimi im dhe kjo i kushtoi ndeshjen. Asgjë tjetër. I kërkova falje bashkëlojtarëve më vonë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/