Sllovenia nuk pritet të ketë shumë ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Sllovenisë ka arritur tashmë në Prishtinë dhe po përgatiten për ndeshjen e nesërme.

Sport

10/10/2020 17:36

Slektori i kombëtares së Sllovenisë do të duhet të bëjë disa ndrsyhime në formacionin e Sllovenisë, krahasuar nga ndeshjet e shtatorit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ai vet, duke thënë se faza e sulmit do të kërkojë më së shumti intervenime, por në përgjithësi, nuk do të ndërrohet boshti i skuadrës.

“Nuk do të ketë shumë ndryshe në formacion, por do të duhet të improvizojmë për sulmin”, ka thënë Matjaz Kek, transmeton lajmi.net.

“Pesë zëvendësime janë të mundshme gjë që hap mundësi për kombinime të ndryshme. Do të provojmë të mbajmë ritmin e lartë”, ka thënë mes tjerash trajneri.

Sllovenia në dy ndeshjet e para të grupit ka marrë një fitore dhe një barazim. /Lajmi.net/