SKY: Barcelona ndalon bisedimet për Lautaron

Barcelona ishte marrëveshjes për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez sipas Sky Sport Italia, por pandemia ka bllokuar gjithçka.

Sport

16/04/2020 08:09

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka thënë se të dy klubet kanë qenë në negociata të përparuara, ku të paktën një lojtar do të lëvizte nga ‘Camp Nou’ në drejtim të ‘San Siros’, së bashku me paratë e gatshme për të marrë Martinezin.

Por, pas shpërthimit të koronavirusit, futbolli ndaloi dhe çdo klub pa se financat e tyre janë goditur.

Shkaku i kësaj, Inter janë të përgatitur të pranojnë klauzolën e lëshimit prej 111 milionë euro për lojtarin.

Barcelona nuk ndihet në gjendje ta paguajë shumën e plotë, veçanërisht pasi klauzola duhet të paguhet brenda një jave nga aktivizimi i saj.

Manchester United, Real Madrid dhe Manchester City gjithashtu janë të interesuara për talentin argjentinas të Interit./Lajmi.net/