Skuadra e Premierligës ia merr nga duart Arsenalit Coutinhon
Tottenham Hotspur janë të gatshëm t’i prishin punë Aresenalit për transferimin e Philippe Coutinho.
Sport
Reprezentuesi brazilian është pranë largimit nga Barcelona, pas transferimit të Antoine Griezmann.
Mediet në Francë gjatë ditës së sotme kanë raportuar se për një marrëveshje të arritur, për transferimin e Coutinhos te Arsenal në Premierligë, përcjell lajmi.net.
Por, Sipas Sky Sports, në garë për Coutinhon ka hyrë edhe Tottenham Hotspur.
Është trajneri Mauricio Pochettino që ka telefonuar Coutinhon, për ta bindur që të transferohet te Tottenham Hotspur, skuadër që sezonin e fundit ishte finaliste e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/