Skuadra e njohur e Premierligës kërkon Xhakën

Granit Xhaka karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Sport

08/11/2019 15:29

Është skuadra e Newcastle United që po shpreh interesim për mesfushorin e Arsenalit, raporton ‘The Times’, përcjell lajmi.net.

Mesfushori i Zvicrës pritet të largohet nga Emirates Stadium, kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Xhakës së fundi i është hequr shiriti i kapitenit te Arsenal, pas reagimit të tij ndaj tifozëve të Crystal Palace.

Në mediet angleze, raportohet se interesim për Granit Xhakën ka edhe nga Premierliga./Lajmi.net