Skuadra e Barcelonës për ndeshjen ndaj Elche, mungojnë dy futbollistë

Barcelona ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen e sotme ndaj Elche, e vlefshme për trofeun Joan Gamper.

Sport

19/09/2020 12:09

Tashmë është bërë e përvjetshme. Klubi katalanas fton një klub spanjoll për të luajtur për trofeun e legjendës së tyre, kësaj radhe ftesa i shkoi ekipit të sapoinkuadruar në La Liga, Elche.

Ronald Koeman pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Luis Suarez dhe Arturo Vidal.

Dyshja janë të destinuar për largimin nga ‘Camp Nou’, dhe e ardhmja e tyre mund të jetë në Serie A.

Sulmuesi uruguaian është i lidhur me Juventusin, kurse kileni është farë pranë nënshkrimit me Interin. /Lajmi.net/