Skriniar shumë afër PSG

Milan Skriniar është shumë afër të transferohet te Paris Saint Germain.

Sport

22/06/2022 23:53

Pas shumë propozimeve, duket se Interi po thyhet në lidhje me futbollistin i cili ishte ndër pikat më të forta të ‘’Zikaltërve’’ sezonet e fundit, transmeton lajmi.net.

Mësohet se shifra e radhës për lojtarin të jetë diku rreth 60 milionë euro, plus bonuset.

Deri më tani nuk ka ndonjë gjë zyrtare sa i përket kësaj lëvizjeje, mirëpo te kampi parisien janë të bindur se diçka e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt. ./Lajmi.net/