“S’keni të drejtë”, “lirisht mundesh me shku” – Haxhiu shfryen mllefin ndaj një gazetari që e pyeti pse s’po tërhiqet prej kandidaturës

Pas 42 përpjekjeve të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u zemërua keq në një bisedë me një gazetar. Një gazetar pas seancës e pyeti pse nuk po tërhiqet nga kandidatura, kjo pyetje nuk i pëlqeu kandidates së VV-së për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net. Gazetari e pyeti: “Pse s’po…

Lajme

05/07/2025 22:09

Pas 42 përpjekjeve të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u zemërua keq në një bisedë me një gazetar.

Një gazetar pas seancës e pyeti pse nuk po tërhiqet nga kandidatura, kjo pyetje nuk i pëlqeu kandidates së VV-së për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net.

Gazetari e pyeti:

“Pse s’po e bëni hapin e parë, të tërhiqni prej kandidaturës?”

Përballë kësaj pyetjeje, Haxhiu reagoi me tone të ashpra, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë t’ia kërkojë atë:

“Cilin hap? E para nuk keni asnjë të drejtë t’ia kërkoni jo mua, askujt tjetër, tërheqjen, sepse ju jeni gazetarë.”

Gazetari tentoi të përsëriste pyetjen:

“Po pyes…”

Ndërsa Haxhiu nuk ngurroi t’i përgjigjej prerë:

“Nuk mendoj që i ndihmon gazetarisë që ju jeni sot në rolin e opozitës. Është e drejta e VV-së ta bëjë propozimin. Jam tu folë, nëse ke mundësi me më dëgju, shko atëherë, lirisht mund të shkosh dhe mos më dëgju, po flas për ata që duan me dëgju, s’je vetëm ti këtu.”

Ky mllef i Haxhiut duket se vjen nga dështimi i partisë së saj që dështon 42 herë t’a siguroj shumicën parlamentare./lajmi.net/