Skandal: Tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës

Tifozët e Crvena Zvezdas kanë djegur flamurin e Kosovës në ndeshjen kundër Partizanit.

Sport

15/06/2019 22:48

Pak ditë pas skandaleve institucionale të shkaktuara në Kombëtaren e Malit të Zi ku iu ndaluan disa lojtarëve paraqitjen ndaj Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, janë tani tifozët që janë përkujdesur për një veprim tjetër aspak sportiv dhe shumë ofendues.

Janë tani tifozët e Crvena Zvezdas që kanë djegur flamurin e Kosovës në derbin kundër Partizanit.

Kjo nuk ishte gjëja e vetme. Këta tifozë kishin përgatitur edhe kore kundër malazezëve.

“Do t’ju tregoj për zemërimin, ajo është ende Sparta e Serbisë ndodhet pranë detit, është Mali i Zi!”, shkruhej në mesazhin e tifozëve serbë./Lajmi.net/