Skandal te Kombëtarja e Kilit: Gjashtë lojtarë bën festë me gratë e tyre në hotel

Në orët e mesditës filloi të qarkullonte një thashethem që të paktën gjashtë lojtarë nga ekipi kombëtar kilian që është në Brazil, duke luajtur në Kupën e Amerikës ftuan gratë në dhomat e “Gran Hotel Odara”.

Sport

20/06/2021 22:19

Pasi u konfirmua akti i disiplinës, shtypi kilian pretendon se do të bëhet zyrtare dhe që trajneri Martín Lasarte, po mendon të japë dorëheqjen dhe të ndëshkojë ata që janë përfshirë duke i ndarë nga skuadra dhe i rikthyer në shtëpi, transmeton lajmi.net

Ngjarja fatkeqe shpërtheu disa orë përpara se portieri Claudio Bravo dhe trajneri Martin Lasarte të flasin në një konferencë shtypi.

Ata kishin caktuar një paraqitje publike në orën 19:00 pasdite, në Brazil, për të dhënë detaje të duelit të rëndësishëm kundër Uruguait që ata do të luajnë këtë të hënë për xhiron e tretë të grupit A.

Lidhur me emrat që do të kishin qenë pjesë e festës thuhet se janë: Jean Meneses, Guillermo Maripan, Arturo Vidal, Gary Medel, Pablo Galdames, Pablo Aranguiz dhe Eduardo Vargas, lojtarë që janë titullarë.

Në rast që konfirmohet lojtarët priten të rikthehen në Kili dhe të mos jenë më pjesëmarrës në Kupën e Amerikës.

Ditë më parë, para duelit kundër Bolivisë, Conmebol denoncoi hyrjen e një floktari në hotel për të prerë flokët e Medel dhe Vidal, në një veprim që u konfirmua pasi të dy lojtarët ndanë imazhe në mes të seancës, për të cilin ata u gjobitën me 30 mijë dollarë secili./Lajmi.net/