Skandal në Beograd: Tifozët e Celta Vigos, të nxitur nga serbët, e paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë

Një veprim i turpshëm dhe skandaloz ndodhi sonte në Beograd gjatë ndeshjes së Europa League mes Crvena Zvezda dhe Celta Vigos. Tifozët spanjollë paraqitën Kosovën si pjesë të Serbisë, në një akt që u pa si provokim i rëndë, transmeton lajmi.net Ngjarja ndodhi në kryeqytetin serb dhe, sipas raportimeve, u nxit edhe nga tifozët serbë…

Sport

29/01/2026 23:44

Një veprim i turpshëm dhe skandaloz ndodhi sonte në Beograd gjatë ndeshjes së Europa League mes Crvena Zvezda dhe Celta Vigos.

Tifozët spanjollë paraqitën Kosovën si pjesë të Serbisë, në një akt që u pa si provokim i rëndë, transmeton lajmi.net

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin serb dhe, sipas raportimeve, u nxit edhe nga tifozët serbë gjatë ditës dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Ky veprim ka shkaktuar reagime dhe pritet që UEFA të marrë masa ndaj këtij gjesti të përsëritur në këtë stadium./lajmi.net/