S’ka kuorum- Ndërpritet seanca për President, Haxhiu njofton se janë vetëm 66 deputetë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar ndërprerjen e seancës . Ajo bëri thirrje disa herë që deputetët të kthehen në sallë. Pas kësaj ajo tha se s’i kanë 2/3 e deputetëve pra të 120 deputetëve. Kësisoj ajo deklaroi se s’mund të vazhdohet me votimin e raundeve. “Nuk i kemi 2/3 e deputetëve…

Lajme

05/03/2026 23:09

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar ndërprerjen e seancës .

Ajo bëri thirrje disa herë që deputetët të kthehen në sallë.

Pas kësaj ajo tha se s’i kanë 2/3 e deputetëve pra të 120 deputetëve.

Kësisoj ajo deklaroi se s’mund të vazhdohet me votimin e raundeve.

“Nuk i kemi 2/3 e deputetëve nga 120 deputetë që i bie 80 deputetë në sallë.

Nuk mund të vazhdojmë me votimin e  raundeve, edhe pse në votimin e parë duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë e në votimin e tretë të paktën 60 deputetë”./Lajmi.net/