Sjelljet e mira që duhet mësuar çdo fëmijë

Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i edukuar.

Lifestyle

11/06/2019 08:11

Por, në cilën moshë një fëmijë është i gatshëm që të ulet kur e urdhërojnë, ose të vendosë lodrat në vendin e caktuar apo të jetë i sjellshëm?

Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i edukuar. Por, në cilën moshë një fëmijë është i gatshëm që të ulet kur e urdhërojnë, ose të vendosë lodrat në vendin e caktuar apo të jetë i sjellshëm? Cila është mënyra më e mirë që të përvetësojë disa sjellje të mira?

Sekreti është që të filloni t’i mësoni fëmijës sjelljet e mira qysh kur ai është shumë i vogël, apo disa muajsh, transmeton Ekonomia Online.

Fëmijët mësojnë më mirë përmes shembullit, kështu që kujtohuni ju të parët të përdorni mënyrat e mira me të! Madje edhe foshnjat mund të kuptojnë konceptin e “faleminderit”, ju duhet vetëm ta përforconi të kuptuarit e tij, por si? Duke e falënderuar gjithmonë, çdo herë që ju sjell diçka.

Zakoni i larjes së duarve para ngrënies duhet t’i mësohet fëmijës pak më përpara se ai të fillojë të zvarritet. Sekreti është që të përpiqeni ta bëni këtë gjë në mënyrën sa më argëtuese.

T’i lani dhëmbët një fëmije të vogël mund të jetë një gjë mjaft e vështirë, por bëhet fjalë për një sjellje shumë të rëndësishme, e cila nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë.

Këshilla e rastit është që ta lini fëmijën ta bëjë vetë këtë gjë.

Mënyra më e mirë për t’i mësuar fëmijës tuaj sjelljet në tavolinë është që ai duhet të qëndrojë në të me të gjithë familjen. Në këtë mënyrë, i vogli do të ketë mundësinë të shohë se si sillen të tjerët e pak nga pak, edhe ai do të mësojë të sillet në tavolinë. Kur të mbushë 1 vjeç, vogëlushi do të ketë mësuar të mbajë lugën dhe më pas të hajë vetë.

Sipas ekspertëve, ky është një rregull i cili duhet t’i mësohet fëmijës kur ai është i vogël. Qysh 18 muajsh ai mund të argëtohet duke ju ndihmuar të vendosni lodrat në vendin e tyre. Natyrisht shumicën e punës duhet ta bëni ju deri sa fëmija të bëhet 4 apo 5 vjeç.Ju duhet të përpiqeni t’i bëni të qartë fëmijës tuaj që nëse ai i rregullon shumë mirë lodrat, do të jetë më e lehtë për t’i gjetur ato.