“Sirena” e klubeve të mëdha për Gvardiol – Chelsea dhe Real Madridi e duan lojtarin

Josko Gvardiol ka ngjallur vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane. Paraqitjet e tij të mira, veçmas në këtë Kupë të Botës, kanë lënë mbresa të mëdha, transmeton lajmi.net. Chelsea dhe Real Madridi janë klubet e interesuara për të. Londinezët, ndonëse investuan shumë në vijën e fundit, ende nuk po ndihen se kanë…

Sport

15/12/2022 17:47

Josko Gvardiol ka ngjallur vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Paraqitjet e tij të mira, veçmas në këtë Kupë të Botës, kanë lënë mbresa të mëdha, transmeton lajmi.net.

Chelsea dhe Real Madridi janë klubet e interesuara për të.

Londinezët, ndonëse investuan shumë në vijën e fundit, ende nuk po ndihen se kanë bërë mjaftueshëm në këtë repart.

Në anën tjetër, madrilienët, pos Rudiger, nuk kanë pasur ndonjë “goditje” në atë repart së fundi. /Lajmi.net/