​Simiq propozoi Igor Simiqin me gjuhën e Listës Serbe, Haxhiu nuk e ndërpreu seancën

Deputeti nga Lista Serbe, Sllavisha Simiq, edhe në seancën e sotme, ka përmendur “popullin serb”, madje Kuvendit të Kosovës iu referuar si Parlamenti i Prishtinës. E gjithë kjo ndodhi në momentin kur ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit Igor Simiqin. Megjithatë, nuk sot nuk kishte kundërshtime nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kryetarja e Kuvendit,…

Lajme

13/09/2026 14:14

Deputeti nga Lista Serbe, Sllavisha Simiq, edhe në seancën e sotme, ka përmendur “popullin serb”, madje Kuvendit të Kosovës iu referuar si Parlamenti i Prishtinës. E gjithë kjo ndodhi në momentin kur ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit Igor Simiqin. Megjithatë, nuk sot nuk kishte kundërshtime nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në seancën e 9 shtatorit, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit tha se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.

Haxhiu e pati cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke i kërkuar ta tërheq atë.

Kurse, në seancën e sotme, Simiq tha se “deputetët nga radhët e komunitetit e popullit serb që e përfaqësojnë popullin serb këtu në parlamentin e Prishtinës”.

Deputetët nga radhët e komunitetit e popullit serb që e përfaqësojnë popullin serb këtu në parlamentin prishtinas, si kandidat për nënkryetar e propozojnë z. Igor Simiqin”, tha ai.

Ndryshe nga herën e kaluar, kur ishte përmendur “populli serb” në propozim dhe ishte ndërprerë seanca, këtë radhë vazhdoi seanca dhe LVV-ja votoi kundër.

Pas dështimit të tij dy herë radhazi, Lista Serbe ndryshoi propozimin.

Në votim më pas u hodh deputetja Liljana Stefanoviq, por as ajo nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Propozimi i katërt ishte deputeti, Srdjan Popoviq, por, as ky nuk arriti t’i marr votat e nevojshme.

Branislav Nikoliq, ishte deputeti tjetër që nuk morri votat.

As, deputetja Jovana Radosavleviq nuk pati vota për nënkryetare të kuvendit.

Votat nuk i mori as propozimi i radhës, Milan Joksimoviq.

Po ashtu, as deputeti, Zlatan Elek nuk mori votat e nevojshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje, pasi votoi kundër disa propozimeve të Listës Serbe, ajo votoi për deputeten e kësaj partie, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit. Ajo mori 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, tha se për këto deklarata duhet të merren organet e rendit.

Nuk mendoj se u tolerua, po besoj se e patë se ne votuam kundër. Sa i përket fjalëve që dikush mund t’i thotë aty për aty, ne nuk e kemi në kontroll. Për këtë gjë duhet të merreshin organet e rendit, prokuroria”, tha ai.