Simeone qetëson tifozët e Atleticos me deklaratën e tij
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka qetësuar tifozët duke deklaruar se ai është në sinkronizim me klubin dhe se e ardhmja e tij është e sigurt në "Wanda Metropolitano".

Sport
Atletico Madrid u eleminuar nga Copa del Rey nga ekipi i Cornellas, ku më pas u spekulua se e ardhmja e trajnerit të “Los Colchoneros”, Diego Simeone do të jetë larg nga “Wanda Metropolitano”, transmeton lajmi.net.
Atletico duhej të luante sot në kuadër të La Liga, por që ndeshja u shty shkaku i reshjeve atmosferike të këqija që po mbretërojnë në Spanjë. Sidoqoftë, ishte vet Diego Siemone që sot ka qetësuar tifozët e Atleticos, ku deklaroi se ai është në sinkronizim me klubin dhe se qëndrimi i tij është i sigurt në Madrid.
Kontrata e Simeones përfundon në vitin 2022, mbetet të shihet nëse një rinovim do të ndodhë në të ardhmen./Lajmi.net/