Simeone lavdëron Realin: Ishte e admirueshme, dëshmuan se çfarë është Real Madridi në Evropë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar kundërshtarin Real Madrid, pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/03/2022 16:59

Dje, Real Madrid përmbysi PSG-në për t’u kualifikuar në çerekfinale me rikthim nga 0:2 në 3:2, transmeton lajmi.net.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës, Simeone ka dhënë lëvdata për Realin, duke thënë se kanë dëshmuar se çfarë skuadre janë në Evropë.

“Po, e shikova ndeshjen e djeshme, si të gjithë ata që e duan futbollin. Rikthimi i Realit ishte i admirueshëm. Edhe një herë, në stadiumin e tyre dhe pranë tifozëve, treguan se çfarë është Real Madridi në Evropë”.

Ndërkohë, Atletico Madrid javën tjetër do zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit, ku ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1./Lajmi.net/