Simeone identifikon zëvendësuesin e Filipe Luis
Diego Simeone është në kërkim të një zëvendësuesi për mbrojtësin brazilian, i cili tashmë po arrinë një moshë që ia pamundëson performancat e niveleve më të larta.
Sport
Ai ka identifikuar Nicolas Tagliaficon si zëvendësuesin e Filipe Luis, raporton “El Confidencial”, transmeton lajmi.net.
26 vjeçari ka pasur impakt të madh në lojën e Ajax që nga kalimi tek skuadra holandeze në janar.
Ai së fundmi, në mungesën e Lionel Messi, ka bartur edhe shiritin e kapitenit me kombëtaren argjentinase.
Trajneri i Atleticos ka qenë i impresionuar nga bashkëvendasi i tij dhe shpreson që ta transferojë atë në Madrid.
Tagliafico do të ishte sipas tij zëvendësuesi ideal për brazilianin Luis, i cili këtë vit mbush 33 vite. /Lajmi.net/