Simeone: E pamë Griezmannin e vërtetë në fitoren ndaj Real Betisit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar lartë sulmuesin Antoine Griezmann në fitoren ndaj Real Betis.

Sport

31/10/2021 23:46

“Los Rijoblancos” shënuan fitore komode ndaj Betis, derisa në mesjavë do përballen me Liverpoolin, shkruan lajmi.net.

Carrasco, Felix dhe një autogol i Pezzella i sollën fitoren Atleticos, por Simeone pas ndeshjes vlerësoi lartë francezin, për të cilin beson që po rigjen formën e vjetër.

“Duke shikuar ndeshjen e sotme, ne gjetëm Griezmannin e vjetër. Ai ka punuar shumë për skuadrën dhe gjithmonë krijonte mundësi”.

“Kjo është rruga që jemi duke shikuar për ta rikthyer sërish. Ne shpresojmë që të punojë se bashku me djemtë e tjerë”, deklaroi ai.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer, Griezmann nuk do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj “Reds”, ngase herën e fundit u ndëshkua me të kuq.

Ndërkohë, do jetë gati për ndeshjen ndaj Valencias, para se të udhëtojë te Franca për ndeshjet e nëntorit./Lajmi.net/