Simeone e ka ilaçin për Milanin
Diego Simeone pret që Milani të jetë sulmues dhe kërkues, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Mirëpo, trajneri argjentinas është i bindur se e di se si mund ta ndal skuadrën italiane, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Vicente Calderon. ‘Los Colchoneros’ e fituan ndeshjen e…

Sport
Diego Simeone pret që Milani të jetë sulmues dhe kërkues, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, trajneri argjentinas është i bindur se e di se si mund ta ndal skuadrën italiane, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Vicente Calderon.
‘Los Colchoneros’ e fituan ndeshjen e parë në San Siro me rezultat 1:0, falë golit të vonshëm të Diego Costas, ndërsa do ta kërkojnë çerekfinalen pas ndeshjes së kthimit, që do të zhvillohet të martën mbrëma.
“Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse ata kanë një skuadër me histori dhe kualitet. Kanë talent, ndërsa ne do të mundohemi t’i rikthejmë disa lojtarë. Do të kthehen Diego, Arda e Godin”, u shpreh fillimisht Simeone në konferencë për shtyp.
“E pres një Milan të madh dhe jam i sigurt se s’do ta kemi aspak të lehtë, as për ata as për ne. Kanë lojtarë të mëdhenj dhe në këto gara e japin gjithmonë më të mirën. E presim Milanin më të mirë. Ata do të mundohen të shënojnë, por ne duhet ta kontrollojmë lojën”, vazhdoi ai.
Simeone ndër të tjera tregoi se Atletico do të mundohet ta dominojë mesin e fushës, që sipas tij do të jetë çelës i suksesit.
Ai kërkoi të mbyllen të gjitha hapësirat, pasi Rossonerët i konsideron skuadër ofanzive, e cila mund ta bëjë të vuajë skuadrën e tij.