Silverstone GP: Sainz i pari, Perez i dyti, Hamilton në podium në pozitën e tretë

Gara e Silverstone ka qenë padyshim më e mira e këtij sezoni në Formula 1.

Sport

03/07/2022 18:22

Një garë që nisi me një aksident të frikshëm dhe nxori nga gara tre pilotë, pa në fund Carlos Sainz të dilte fitues, shkruan lajmi.net.

Geroge Russell mbeti jashtë gare, së bashku me Albon dhe Zhou, kurse të tjerët u kthyen në garë.

Bolidi i Max Verstappen pësoi një dëmtim dhe e largoi holandezin nga pozita e parë, për të parë Ferrari në krye të garës.

Charles Leclerc dhe Carlos Sainz ishin shumë afër njëri-tjetrit, me Lewis Hamilton që ishte në pozitën e tretë.

‘Pit-stopet’ e Ferrari e vendosën Hamilton në pozitën e parë, me 18 sekonda epërsi, por pasi Hamilton u fut në ‘Pit’, u kthye me 2  sekonda pas dyshes së Ferrari.

Makina e sigurisë që doli në pistë për fajin e Ocon riktheu në lojë Perezin e Red Bull, i cili shfrytëzoi gjithçka për të marrë pozitën e dytë dhe për të lënë prapa Lewis Hamiltonin.

Kështu, Sainz e mbylli garën i pari, Perez i dyti kurse Hamilton i treti, duke lënë prapa Leclerc të Ferrari.

Verstappen përfundoi në pozitën e shtatë. /Lajmi.net/