Siç paralajmërohej: Tifozët e Milanit e “mbushin” me para fals Donnarumman

Siç edhe u paralajmërua, tifozët e Milanit kanë hedhur para false në drejtim të portierit të PSG-së, Gigi Donnarummas. Milani dhe Paris Saint-Germaini po përballen në stadiumin “San Siro”, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net. Ende pa nisur ndeshja, teksa Donnarumma po shkonte në drejtim të portës, tifozët e…

Sport

07/11/2023 21:07

Siç edhe u paralajmërua, tifozët e Milanit kanë hedhur para false në drejtim të portierit të PSG-së, Gigi Donnarummas.

Milani dhe Paris Saint-Germaini po përballen në stadiumin “San Siro”, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Ende pa nisur ndeshja, teksa Donnarumma po shkonte në drejtim të portës, tifozët e Milanit kanë hedhur në drejtim të tij para false, për t’u tallur me të, dhe njëkohësisht për të treguar zemërimin e tyre me “gardianin” italian.


Tifozët e Milanit e akuzojnë për “tradhti” Donnarumman, pasi ky i fundit ishte pjesë e Milanit, por që pak vite më parë pranoi të largohej falas nga kuqezinjtë për PSG-në.

24-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2021 me parametra zero nga Milani./Lajmi.net/