Si të ruani videot dhe fotografitë e statusit në ‘WhatsApp’
Statusi në 'WhatsApp' ju lejon të ndani fotot dhe videot me njerëzit që përdorin shërbimin e mesazheve që janë bërë një platformë mediatike e përditshme.
Auto & Tek
WhatsApp dikur ishte një aplikacion ku mund të bisedohej me njerëz, por nja dy vjet më parë, shtoi një veçori të quajtur Statusi WhatsApp, transmeton lajmi.net.
Kjo veçro është e ngjashme me storiet në Instagram dhe Snapchat, ku gjërat që ngarkoni hiqen pas 24 orësh.
Por çfarë nëse doni të ruani statusin WhatsApp? E pra, nëse zotëroni një smartfon Android, atëherë ju do të mësoni se si ta bëni një gjë të tillë, duke ndjekur instruksionet e mëposhtme.
- Hapni aplikacionin ‘Google Files’ në smartfon dhe klikoni ikonën e hamburgerit, e gjendur ne pjesën e sipërme në të majtë, e më pas prekni ‘Settings’.
- Në faqen tjetër, prekni ‘Show hidden files’.
- Më pas, shkoni tek mënyja kryesore ‘File’ dhe prekni Internal storage.
- Pas kësaj, shkoni tek WhatsApp folder > Media > ‘.Statuses’.
- Për të ruajtur ndonjë foto apo video, mbajeni gishtin gjatë në të dhe më pak prekeni ‘Copy’.
- Më pas, postojeni dokumentin në ndonjë ‘folder’ të caktuar.
Në rast se keni ndonjë paqartësi, ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/
