Vendlindja i kushton lapidar Jakup Krasniqit, sot përurohet në Negroc të Drenasit

Në fshatin Negroc të Drenasit sot do të përurohet lapidari i  ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit, Jakup Krasniqit dhe tri shkronjat e UÇK-së. Sipas agjendës së paralajmëruar, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00, në hyrje të fshatit Negroc. Përurimi i lapidarit dhe simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëhet 2 ditë…

Lajme

26/11/2026 08:34

Në fshatin Negroc të Drenasit sot do të përurohet lapidari i  ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit, Jakup Krasniqit dhe tri shkronjat e UÇK-së.

Sipas agjendës së paralajmëruar, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00, në hyrje të fshatit Negroc.

Përurimi i lapidarit dhe simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëhet 2 ditë para festës së 28 Nëntorit.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, javën e kaluar qëndroi për 4 ditë në Kosovë për të vizituar familjen e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, pas së cilës u kthye në Hagë.