Policia i ndalon dy shtetas serbë në Gjilan, dërgohen me procedurë të shpejtë në gjykatë
Një burrë dhe një grua, shtetas të Serbisë, janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikën kufitare. Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, rreth orës 09:15, kur njësia policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar një veturë në të cilën…
Lajme
Një burrë dhe një grua, shtetas të Serbisë, janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikën kufitare.
Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, rreth orës 09:15, kur njësia policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy personat.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit kishin hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës pa iu nënshtruar kontrolleve të rregullta kufitare.
“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë, e cila kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se personat janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje. /Lajmi.net/