Si të përdorni funksionin e ri të replikave në Messenger

Menaxhimi i bisedave në Facebook është bërë shumë më i lehtë. Gjigandi i medias sociale ka shtuar një funksion të ri për bisedat në Messenger.

Auto & Tek

23/03/2019 19:46

Kur përdorni një prej replikave, tashmë mund të përgjigjeni me tekst, GIF, imazhe dhe video.

Komenti ose përgjigja juaj do të shfaqet ngjitur me mesazhin që po replikoni. Kështu e keni më të lehtë ju dhe bashkëbiseduesi për tu kuptuar destinacionin e përgjigjesh.

Funksioni vjen pak javë pasi Facebook lançoi një temë të errët për aplikacionin mobile si dhe pasi lançoi opsionin për tërheqjen e mesazheve deri në 10 minuta pasi janë dërguar.

Në këtë artikull ju tregojmë sesi të përdorni funksionin e ri të replikave për mesazhe specifike:

Ja sesi të replikoni mesazhet në Facebook Messenger

Në aplikacionin mobil

Hapni një bisedë në Facebook Messenger

Mbani të shtypur me gisht mbi një mesazh

Shtypni butonin Reply

Shkruani përgjigje si dhe mos harroni të shtoni GIF ose imazhe nëse keni

Në desktop

Hapni versionin ueb të Messenger

Mbani mausin mbi një mesazh

Klikoni ikonën Reply

Shkruani dhe dërgoni mesazhin tuaj

Ndryshe nga bisedat e ndara në tematika që gjeni në Slack dhe Twitter ku replikat konsolidohen në kategori poshtë mesazhit origjinal, në Messenger replikat shfaqet në mënyrë kronologjike.

Mesazhi origjinal ngelet tek vendi origjinal i tij në bisedë. Replikat e Messenger mund të mos jenë aq të mira sa Slack dhe Twitter por më shumë diçka se asgjë, raporton PCW.