Zemaj reagon ndaj Ramabajës: Tahir Zemaj ka qenë anëtar i Armatës Popullore Jugosllave, s’ka shërbyer në polici apo në sigurinë e asaj kohe
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kundërshtuar ashpër deklaratat e analistit Sadri Ramabaja lidhur me rolin e Tahir Zemajt në rrethimin ku u vranë veprimtarët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. I ftuar në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Zemaj i ka cilësuar pretendimet e Ramabajës si të pavërteta dhe shpifëse,…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kundërshtuar ashpër deklaratat e analistit Sadri Ramabaja lidhur me rolin e Tahir Zemajt në rrethimin ku u vranë veprimtarët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
I ftuar në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Zemaj i ka cilësuar pretendimet e Ramabajës si të pavërteta dhe shpifëse, duke thënë se ato janë pjesë e një teorie të sajuar, transmeton lajmi.net.
“Është një gënjeshtër e madhe. Është shpifje. Janë aludime, pikërisht aludime të udbashëve. Më vjen keq që shprehem në këtë formë. Janë aludime të atyre që kanë punuar në UDB dhe tani janë transformuar si anëtarë të LPK-së, dhe e kanë shpikur si teori”, ka deklaruar Zemaj.
Deputeti i LDK-së ka kundërshtuar edhe pretendimin se Tahir Zemaj kishte shërbyer në policinë apo strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë.
Sipas tij, Tahir Zemaj kishte qenë pjesëtar i Armatës Popullore Jugosllave dhe nuk kishte pasur shërbim në organet policore apo të sigurisë së asaj kohe.
“Tahir Zemaj ka qenë anëtar i Armatës Popullore Jugosllave, kurrë s’ka shërbyer në polici apo në sigurinë e asaj kohe”, ka theksuar Armend Zemaj./lajmi.net/