Si lidhet Specialja me zgjedhjen e presidentit?
Shqyrtimi i projektligjit vjen vetëm një ditë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.…
Lajme
Shqyrtimi i projektligjit vjen vetëm një ditë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.
Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.
PDK-ja e ka kushtëzuar gatishmërinë e saj për të ndihmuar në zgjedhjen e presidentit me miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Kryetari Bedri Hamza ka thënë se partia e tij, e cila ka 22 deputetë, është e gatshme të diskutojë dhe të ofrojë votat për presidentin pasi Kuvendi ta përfundojë miratimin e ligjit.
Gjatë fundjavës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime të ndara me Hamzën dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje para skadimit të afatit kushtetues.