“Shuj more” përplasje e ashpër mes Jonës dhe Doresës, rikthehen akuzat për bullizim në BBVK5

Banorja Jona është përballur me influenceren Doresa, ndërsa në Living iu është bashkuar edhe Lejla. Doresa ka nisur menjëherë me kritika ndaj Jonës, duke e pyetur nëse mund të flejë e qetë, duke marrë parasysh bullizimet dhe ofendimet që, sipas saj, ka bërë në rrjetet sociale . Jona nuk ka qëndruar pa përgjigje, duke pretenduar…

ShowBiz

06/11/2026 23:38

Banorja Jona është përballur me influenceren Doresa, ndërsa në Living iu është bashkuar edhe Lejla.

Doresa ka nisur menjëherë me kritika ndaj Jonës, duke e pyetur nëse mund të flejë e qetë, duke marrë parasysh bullizimet dhe ofendimet që, sipas saj, ka bërë në rrjetet sociale
.
Jona nuk ka qëndruar pa përgjigje, duke pretenduar se edhe Doresa ka hapur profile false në emër të saj, madje ka prezantuar edhe disa fotografi.

Doresa i ka rikujtuar Jonës një rast nga viti 2015, duke e akuzuar se e kishte bullizuar për formën e trupit.

Debati mes tyre është ashpërsuar edhe më shumë gjatë përballjes në BBVK5 .

Doresa gjithashtu e ka akuzuar Jonën se kishte ndërhyrë në lidhjen e saj, duke pretenduar se kjo e fundit i kishte shkruar edhe bashkëshortit të saj.