Shtyhet ndeshja e Serie A, shkak rastet me COVID-19
Ndeshja e planifikuar të luhet të shtunën midis Genoa dhe Torino, 3 tetor, është shtyrë për shkak të 14 rasteve me COVID-19 te skuadra Rossoblu.
Sport
Genoa pësoi një humbje 6-0 ndaj Napolit në Serie A fundjavën e kaluar dhe që atëherë ka konfirmuar 14 raste me koronavirus në grupin e skuadrës që luajti.
Genoa do takohej me Torinon të shtunën në orën 18:00, por Seria A ka konfirmuar se ndeshja është shtyrë.
Këshilli i Jashtëzakonshëm i Lega Serie A ka konfirmuar zbatimin e rregullave të UEFA-s në Ligën Italiane.
Nëse një skuadër ka në dispozicion 13 lojtarë, përfshirë një portier, ndeshja duhet të zhvillohet siç është planifikuar. Nëse një ekip ende nuk mund të marrë pjesë, ata do të pësojnë një disfatë 3-0.
Klubet lejohen të kërkojnë një shtyrje pa marrë një humbje, nëse kanë të paktën 10 raste pozitive në të njëjtën javë. /Lajmi.net/