Protesta para Kryeministrisë, merr flakë “tavolina e dialogut” që e vendosi Rama

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë. Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj. Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët e vendosura nga…

Lajme

24/10/2026 13:12

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.

Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.

Ndërkohë kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Gjithashtu është bërë e ditur nga Top Channel, se policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.