Shtime: Policia gjen dy armë në një shtëpi, iniciohet rast ndaj 57-vjeçarit
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë një kontrolli në një shtëpi në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 30 shtator 2026, rreth orës 23:18, pasi Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informacion për dy armë zjarri që ndodheshin në një shtëpi. Pas veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe…
Lajme
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë një kontrolli në një shtëpi në Shtime.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 30 shtator 2026, rreth orës 23:18, pasi Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informacion për dy armë zjarri që ndodheshin në një shtëpi.
Pas veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e tipit AK-47, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa ndaj personit me inicialet R.B., 57 vjeç, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti, sipas Policisë, mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse policore të Stacionit në Shtime, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. /Lajmi.net/