Shteti që po teston pacientët për COVID-19 me robot

Me Egjiptin që po përballet me një valë të dytë të coronavirusit, një shpikës po provon një robot me telekomandë i cili mund të testojë për COVID-19.

Auto & Tek

26/11/2020 21:14

Makineria gjithashtu mund të matë temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse nuk mbajnë maska ​​në një spital privat në veri të Kajros. Mahmoud el-Komy, i cili projektoi robotin, të quajtur Cira-03, thotë se ai mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e transmetimit të virusit.

Krijimi i tij, i cili ka një fytyrë dhe kokë dhe krahët robotikë të ngjashëm me njeriun, mund të marrë analiza gjaku, të kryejë ekokardiogramë dhe rrezet X, dhe të shfaqë rezultatet tek pacientët në një ekran të bashkangjitur në gjoksin e tij.

“Unë u përpoqa ta bëj robotin të duket më njerëzor, në mënyrë që pacienti të mos i frikësohet”, tha ai. “Ka pasur një përgjigje pozitive nga pacientët. Ata panë robotin dhe nuk kishin frikë. Përkundrazi, ka më shumë besim në këtë sepse roboti është më preciz sesa njerëzit”, u shpreh Mahmoud el-Komy. Abu Bakr El-Mihi, kreu i një spitali privat ku po testohet roboti, tha se ata po e përdornin robotin për të matur temperaturën e kujtdo që dyshohet për COVID-19.