Jeton Sylaj sillet në gjykatë me përcjellje të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Jeton Sylaj ka arritur në Gjykatën e Pejës, për seancën e radhës gjyqësore. Sylaj është sjellur nën përcjelljen e policisë, më saktësisht të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Seanca në fjalë parashihej të filloj në ora 13:00, por që ende s’ka filluar. Jeton Sylaj akuzohet për kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, e…

Lajme

24/11/2026 13:24

Jeton Sylaj ka arritur në Gjykatën e Pejës, për seancën e radhës gjyqësore.

Sylaj është sjellur nën përcjelljen e policisë, më saktësisht të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Seanca në fjalë parashihej të filloj në ora 13:00, por që ende s’ka filluar.

Jeton Sylaj akuzohet për kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, e cila ndërroi jetë nga vrasja që iu bë nga vëllai i Jeton Sylaj, Albert Sylaj./Lajmi.net/