Shtetasi austriak gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë

Një shtetas austriak është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.

Lajme

14/06/2019 17:43

Rasti aktualisht është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në një hotel në rrugën Prishtinë-Shkup.

Po ashtu ka bërë të ditur se njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.

“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Detaje tjera rreth rastit ende nuk dihen. /Lajmi.net/