“Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet” – Dëshmitarja rrëfen momentet e shpërthimit në Ibër-Lepenc
Dëshmitarja Milena Pashpereviq ka dëshmuar në gjykimin për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, duke treguar për dëmet që shpërthimi i 29 nëntorit 2024 shkaktoi në shtëpinë e saj në Varagë të Zubin Potokut. Ajo tha se ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe fillimisht mendoi se kishte ndodhur një tërmet. Sipas…
Lajme
Dëshmitarja Milena Pashpereviq ka dëshmuar në gjykimin për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, duke treguar për dëmet që shpërthimi i 29 nëntorit 2024 shkaktoi në shtëpinë e saj në Varagë të Zubin Potokut.
Ajo tha se ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe fillimisht mendoi se kishte ndodhur një tërmet. Sipas saj, nga detonimi u dëmtua shtëpia dhe themelet, ndërsa një sasi e madhe uji vërshoi drejt banesës.
Pashpereviq tha se Komuna e Zubin Potokut e kishte ndihmuar me 1,300 euro, por se dëmi ishte shumë më i madh. E pyetur nëse kërkon dëmshpërblim nga të akuzuarit, ajo u përgjigj: “Jo”.
Në këtë rast, tre persona akuzohen për disa vepra penale, përfshirë terrorizëm, dëmtim të instalimeve publike, armëmbajtje pa leje dhe spiunazh. Sipas aktakuzës, në kanal ishin vendosur rreth 20 kilogramë TNT, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Ibër-Lepencit.