Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve të fundit
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve të fundit. Tre raste kanë ndodhur në Prishtinë, tre në Gjakovë dhe një në Lipjan. Rastet e raportuara: Prishtinë 16.09.2026, 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve të fundit.
Tre raste kanë ndodhur në Prishtinë, tre në Gjakovë dhe një në Lipjan.
Rastet e raportuara:
Prishtinë 16.09.2026, 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lipjan 16.09.2026 – 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 16.09.2026 – 19:30. Është raportuar për një mosmarrëveshje mes një femre dhe një mashkulli kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 16.09.2026-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë 16.09.2026 – 05:40. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë 16.09.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 16.09.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka keqtrajtuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.