Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë
Nga rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë. Të dy garuan në kuadër të Koalicionit Shqiptar, me synimin për të forcuar përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse konfirmohen këto rezultate, shqiptarët do të kenë dy përfaqësues…
Lajme
Nga rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti pritet të jenë dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.
Të dy garuan në kuadër të Koalicionit Shqiptar, me synimin për të forcuar përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nëse konfirmohen këto rezultate, shqiptarët do të kenë dy përfaqësues që do të mund të ngritin çështjet e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mandatet pritet të konfirmohen pas përfundimit të numërimit zyrtar të votave.