Shqipëria s’ka kundërshtar
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është në kërkim të një kundërshtari për miqësoren e 5 marsit, dhe së fundmi janë duke qarkulluar emra të ndryshëm të skuadrave që mund të ndeshen me të përzgjedhurit e Albert Bunjakit. Mirëpo, në kaos për gjetjen e një kundërshtari për miqësoren e po të njëjtës datë është edhe…
Sport
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është në kërkim të një kundërshtari për miqësoren e 5 marsit, dhe së fundmi janë duke qarkulluar emra të ndryshëm të skuadrave që mund të ndeshen me të përzgjedhurit e Albert Bunjakit.
Mirëpo, në kaos për gjetjen e një kundërshtari për miqësoren e po të njëjtës datë është edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Të gjitha negociatat e FSHF-së me homologët në Europë dhe madje në kontinente të tjera, deri më tani, kanë dështuar, raporton Panorama Sport.
Fillimisht u përmend Ekuadori, por ky opsion ra poshtë pasi skuadra nga Amerika e Jugut kërkoi që të ishte nikoqire e Shqipërisë.
Kurse, së fundmi Shqipëria u ‘tradhëtua’ edhe nga Bullgaria, që në fund vendosi të ndeshet me Hondurasin. Taxhikistani shprehu gatishmëri, por FSHF e refuzoi ftesën e tyre.
Andaj, gjasat më të mëdha janë që Shqipëria – nëse arrin marrëveshje – të luaje me një kundërshtar të nivelit të ulët.