Gjesti zbulon një pjesë nga kënga e re e EP-së së shumëpritur, teksa në video shfaqet një dorë misterioze

Gjesti ka rikthyer vëmendjen e publikut duke paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, një EP që pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me DJ-në e tij, Gimbon. Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilëve u kishte munguar prania e artistit në skenë dhe në rrjete sociale. Ky reagim pozitiv duket…

ShowBiz

02/05/2026 18:10

Gjesti ka rikthyer vëmendjen e publikut duke paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, një EP që pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me DJ-në e tij, Gimbon.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilëve u kishte munguar prania e artistit në skenë dhe në rrjete sociale.

Ky reagim pozitiv duket se ka motivuar edhe vetë artistin, i cili ka ndarë së fundmi një fragment nga një prej këngëve të reja.

 Gjesti/TikTok

Projekti mban titullin “MEME” dhe që në publikimin e parë ka ngjallur interes të madh.

Në një video të postuar në TikTok, Gjesti shfaqet ndërsa një dorë vajze i prek fytyrën, detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

 Gjesti/TikTok

Ky moment ka nxitur menjëherë reagime dhe aludime në rrjete sociale.

Shumë fansa kanë komentuar se dora mund t’i përkasë Eglit, duke e krahasuar me fotografi të mëparshme të saj ku vihet re një ngjashmëri e dukshme.

Megjithatë, artisti nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto spekulime, duke lënë gjithçka në kuadër të kuriozitetit të publikut. /Telegrafi/