Shqipëria në grup me Portugalinë e Greqinë

Kombëtarja Shqiptare U-21 sot ka mësuar dhe emrat e kundërshtarëve  me të cilët ka rënë në grup për ndeshjet eliminatore të Euro 2017 që do të mbahet në Poloni.

Sport

05/02/2015 20:35

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur dhe shorti për eliminatorët e Kampioantit Europian për U-21 që do të mbahet në vitin 2017 në Poloni.

Dhe, Shqipëria e cila ka qenë në vazon e pestë, ka rënë në një grup mjaft të bukur, ku pritet të ketë ndeshje të mira dhe tensionante.

Kombëtarja ka rënë në grup me këto skuadra: Portugalinë, Izraelin, Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtajnin.

Ndeshjen e parë, Shqipëria do ta zhvillojë më 30 mars, që do ta luajë kundër Lihtenshtajnit.