Shqipëria mban stërvitjen e fundit anti-Poloni, “kuqezinjtë” gati për përballjen në Varshavë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Varshavë para takimit me Poloninë. “Kuqezinjtë” do të përballen të hënën mbrëma me Poloninë në takimin e vlefshëm për Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan lajmi.net. Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë zhvilluar seancën e fundit në Varshavë me grupin…

Sport

26/03/2023 20:42

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Varshavë para takimit me Poloninë.

“Kuqezinjtë” do të përballen të hënën mbrëma me Poloninë në takimin e vlefshëm për Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë zhvilluar seancën e fundit në Varshavë me grupin e plotë.

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar pamjet e stërvitjes së sotme në kryeqendrën polake.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve për këtë përballje.

Shqipëria në Grupin E është me Çekinë, Ishujt Faroe, Moldavinë dhe Poloninë./Lajmi.net/